KQZ: Votimi me postë fillon më 21 maj, 4 ditë më herët se sa ishte planifikuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit do të fillojë më 21 maj.
Në një njfotim për media, KQZ ka bërë me dije se ky process do të fillojë katër ditë më herët, se sa ishte planifikuar fillimisht.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të nisë më 21 maj, katër ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht”, thuhet në njoftim.