KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nesër
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për EO se shorti për renditjen do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, tha ai.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.