KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në Veri
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orën 18:00 të së premtes.
Gjatë kësaj mbledhje KQZ, nuk ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës, të cilat pritet të mbahen me 18 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, Arjanit Elshani, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ.
"U vendos që KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve", tha Elshani.
Sot nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se janë në pritej të raportit të KQZ.
Ndërsa, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, duke komentuar situatën në Veriun e Kosovës ka thënë se tani nuk është koha për zgjedhje.