KQZ miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletvotimit për votuesit jashtë Kosovës - NACIONALE

KQZ miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletvotimit për votuesit jashtë Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit që do të përdoret për votimin jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor në mbledhjen e radhës, ku u sqarua se një fletëvotim tjetër, me format të ndryshëm, do të përdoret në vendvotimet brenda territorit të Kosovës.

Sipas KQZ-së, fletëvotimi për diasporën përfshin të gjitha subjektet politike të renditura sipas shortit zyrtar për përcaktimin e renditjes në fletëvotim.

Në total, në të janë përfshirë 24 subjekte pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

KQZ theksoi se miratimi i fletëvotimeve synon të sigurojë qartësi dhe standardizim në procedurat e votimit, si për qytetarët që votojnë brenda vendit, ashtu edhe për ata që ushtrojnë të drejtën e tyre nga jashtë Kosovës.

Lajme të ngjashme