KQZ merr vendim: Kutitë postare për votimin e diasporës do të hapen në 22 shtete - NACIONALE

KQZ merr vendim: Kutitë postare për votimin e diasporës do të hapen në 22 shtete

3 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës.

Sipas votimit që u mor gjatë mbledhjes së sotme, kutitë postare do të happen në 22 shtete.

“Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, KQZ do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës hapjen e nga një kutie postare në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.” – thuhet në njoftim.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më nëntë shkurt 2025.

Lajme të ngjashme