KQZ-ja e konfirmon: Japin dorëheqje anëtarët serbë të komisioneve për referendumin në veri - NACIONALE

KQZ-ja e konfirmon: Japin dorëheqje anëtarët serbë të komisioneve për referendumin në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar për Naiconalen se katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga radhët e serbëve, kanë dhënë dorëheqje.

Të njëjtit ishin emëruar nga Lista Serbe. Dorëheqja e tyre vjen një ditë pasi Lista Serbe u tërhoq nga përkrahja e referendumit për largimin e kryetarëve në veri.

“Mund t'ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, tha ai.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, përfundoi Valmir Elezi.

Lajme të ngjashme