KQZ-ja akrediton mediat serbe dhe vendore që i kishte refuzuar një ditë më parë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar mediat në gjuhën serbe dhe shqipe që i kishte refuzuar një ditë më parë, njofton AGK.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur këtë vendim dhe ka ftuar KQZ-në që të mundësojë raportim të papenguar të të gjitha mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Në listën shtesë të medieve të akredituara përfshihen 17 media vendase dhe 11 media ndërkombëtare.
Mes mediave serbe (dhe) vendore që u akredituan janë RTV Puls (7 vëzhgues), Radio KM (5 vëzhgues), TV Most (13 vëzhgues), Kontakt Kosovska Mitrovica (9 vëzhgues), TV Gracanica (9 vëzhgues), Lekë Musolli (3 vëzhgues), Raporto24.com (1 vëzhgues), dhe të tjera.
Ndërsa nga mediat ndërkombëtare janë akredituar PRVA TV nga Beogradi (2 vëzhgues), Nova.rs (1 vëzhgues), Kurir televizija (2 vëzhgues), Agjencia e lajmeve Tanjug (5 vëzhgues), Radio-televizija Srbije (8 vëzhgues), Insajder televizija (2 vëzhgues), RTV Vojvodina (2 vëzhgues), si dhe Televizioni Shtetëror Hungarez MTVA (2 vëzhgues).
Gjithsej janë akredituar 109 vëzhgues nga mediat e lartpërmendura për të raportuar nga procesi zgjedhor.