KQZ: Deri në orën 18:00 votuan mbi 36 për qind të qytetarëve në Shqipëri - NACIONALE

KQZ: Deri në orën 18:00 votuan mbi 36 për qind të qytetarëve në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në bashkitë e vendit deri në orën 18:00.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%.

Pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve në zgjedhje është në Kukës, Dibër dhe Tiranë.

Në Kukës, pjesëmarrja është 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%, raporton ABC news.

Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total.

Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Lajme të ngjashme