KQZ certifikon 902 kandidatëve për deputetë të 21 subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar 902 kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidatët që janë certifikuar në mbledhjen e sotme vijnë nga 21 parti politike.
“KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.