KQZ cakton 23 prillin si datë për Zgjedhjet në 4 komunat në veri, 18 ditë fushatë - NACIONALE

KQZ cakton 23 prillin si datë për Zgjedhjet në 4 komunat në veri, 18 ditë fushatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në katër komunat veriore të Kosovës do të ketë fushatë zgjedhore për 18 ditë.

Në mbledhjen që u mbajt sot në KQZ është vendosur që nga data 4 prill deri më 21 do të organizohet fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, të cilat do të mbahen më 23 prill.

“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kujtojmë se këto zgjedhje u shtynë, pas presionit të ndërkombëtarëve, meqenëse ato po përcilleshin me reagime të dhunshme të serbëve lokal.

Nuk dihet se nëse deri në këtë datë Kosva dhe Serbia do të arrijnë ndonjë marrëveshje, ose zgjedhjet do të mbahen edhe pa një të tillë.

Lajme të ngjashme