KPK-ja i cilëson si të pavërteta deklaratat e ministrës Haxhiu në lidhje me sistemin prokurorial të Kosovës - NACIONALE

KPK-ja i cilëson si të pavërteta deklaratat e ministrës Haxhiu në lidhje me sistemin prokurorial të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka cilësuar si të pavërteta deklartat e Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhoi për atë që thotë ajo “mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

KPK-ja përmes një komunikate ka thënë se e pavërteta që ka thënë ministrja Haxhiu është dëshmuar lehtë, pasi sipas tyre, që nga marrja e mandatit të ish-Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.

KPK-ja tregon se poashtu janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve si dhe raste të tjera.

E pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës. Me iniciativën e ish- Kryeprokurorit Lumezi është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë, janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet na komunikatën e tyre.

Ata tutje kanë thënë se KPK-ja e vlerëson lartë angazhimin dhe gatishmërinë profesionale të ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në forcimin e Prokurorit të Shtetit si një institucioni i qëndrueshëm dhe i gatshëm për t'u ballafaquar me rastet me të rënda në Kosovë, të cilat deri në vitin 2015 ishin në kompetencë të EULEX-it.

Sipas tyre, çfarëdo tendencë për të mos njohur të arriturat institucionale nënkupton margjinalizim të të arriturave shtetërore.

Lajme të ngjashme