Albulena Haxhiu sulmon qeveritë e kaluara, EULEX-in, UNMIK-un, Lumezin dhe krejt sistemin e drejtësisë për Reçakun - NACIONALE

Albulena Haxhiu sulmon qeveritë e kaluara, EULEX-in, UNMIK-un, Lumezin dhe krejt sistemin e drejtësisë për Reçakun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përsëri ka bërë sulme ndaj qeverive të kaluara dhe ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës me anë të një statusi në Facebook për Masakrën e Reçakut.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti tha se do të bëhej kërkesë që të lëshohej urdhërarrest ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut. E kjo po shihet si “lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin” nga ana e ministres, që nuk hezitoi të jepte edhe mesazhe rënduese politike.

Sipas saj, “qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtim serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë.”

Ajo ka shtruar edhe pyetjen nëse duhej që të merrej përgjegjësi për këtë gjë.

Por, Haxhiu ka akuzuar edhe UNMIK-un e EULEX-in që nuk kanë bërë sa duhet.

“Institucionet tona jo vetëm që janë themeluar nga gjaku i të rënëve dëshmorë edhe martirë, por e kanë obligim themeltar të sjellin drejtësi për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë.” – përfundoi znj. Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Megjithatë, ajo në këtë status nuk ka treguar se çka ka bërë saktësisht për këtë çështje gjatë këtyre gati dy viteve si ministre e Drejtësisë.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme