KPK-ja e demanton Kurtin për rastin e Dino Asanajt dhe rastin “Sopa” - NACIONALE

KPK-ja e demanton Kurtin për rastin e Dino Asanajt dhe rastin “Sopa”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në Kuvend ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj.

Përmes një reagimi, KPK-ja ka dëmtuar kryeministrit për rastet që i ka përmendur.

Sa i përket rastit të tanimë të ndjerit z. Dino Asanaj, informojmë opinion se janë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e prokurorit të çështjes dhe pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me këtë rast. KPK-ja thekson se për hir të transparencës para opinionit publik dhe në zbatim të ligjit, fton këdo që ka informacione të tjera lidhur me këtë rast, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e Kuvendit, si dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë dhe qytetarët e vendit, që të vijnë dhe të ofrojnë informacionet lidhur me këtë rast pikërisht në institucionin ku është vendi të jepen detajet që mund të jenë të panjohura deri tashti”, është thënë në reagimin e KPK-së.

KPK-ja ka theksuar se institucionet prokuroriale janë të gatshme plotësisht dhe të përkushtuara që ligjërisht të trajtojnë secilin informacion me interes për ndriçimin e të gjitha rasteve në fjalë.

Gjithashtu, KPK-ja ka dëmtuar kryeministrin edhe për rastin “Sopa”.

“Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, informon publikun e gjerë se, sa i përket rastit “Sopa”, është e vërtetë që tashmë Kryeprokurori i PSRK-së, z.Blerim Isufaj, ishte prokuror i rastit në fazën fillestare të hetimeve, porse ju informojmë se ndërkohë këtë rast e ka marrë në trajtim një prokuror tjetër dhe është mirë që të pyetet prokurori i rastit, sepse vetëm ai mund të japë përgjigje adekuate. Gjithashtu, KPK-ja demanton deklaratat e pavërteta se ka pasur raste edhe me herët por kinse nuk janë ka trajtuar, pra kjo deklaratë rezulton të jetë e pavërtetë dhe natyrisht se edhe për këtë rast, nëse ka informata të tilla, le ta deklarohen ato publikisht dhe të dihet se cili rast ishte dhe kush e ka trajtuar atë”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme