“Kurti po na kushton” – LDK i përgjigjet VV-së: 46 për qind rritje e çmimeve për produktet bazë gjatë vitit 2022 - NACIONALE

“Kurti po na kushton” – LDK i përgjigjet VV-së: 46 për qind rritje e çmimeve për produktet bazë gjatë vitit 2022

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje me një video të publikuar në Facebook pasi këta të fundit paraprakisht targetuan partinë opozitare duke publikuar disa deklarata të zyrtarëve të LDK-së.

“Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.” – thuhej shkrimin e videos së VV-së.

Në këtë video, LDK, siç ka bërë rëndom kohëve të fundit, ka këmbëngulur t'i demonstrojë edhe njëherë qeverisë Kurti 'katastrofën' ekonomike që ka goditur Kosovën me shifra sa i përket rritjes së çmimeve tek produktet bazë, në të cilën shkalla e inflacionit është rritur dukshëm që nga viti 2021.

Në "faturen" e emëruar “Kostoj e Kurtit” Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës listoi rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazë, si mielli, buka, qumështi, vezët, patatet, sheqeri etj., të cilat sipas tyre në vitin 2022 janë rritur për 46 për qind krahasuar me vitin paraprak (2021)

Lajme të ngjashme