Kosova u thotë JO pulave shqiptare – kishte raste gripi edhe në vendin tonë - NACIONALE

Kosova u thotë JO pulave shqiptare – kishte raste gripi edhe në vendin tonë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të shpezëve të gjalla nga zonat e Shqipërisë në të cilat janë shënuar raste të Sëmundjes Gripi i Shpezëve. Lumir Thaçi, Zyrtar për Informim i AUV, ka thënë për Nacionale se vendimi është marrë më 21 mars dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi është marrë si masë parandaluese pasi ditëve të fundit janë paraqitur rastet me sëmundjen e tipit H5N8 në regjionin e Durrësit dhe është i bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Në Durrës janë konfirmuar rastet e para ditë më parë dhe sipas të dhënave zyrtare nga shteti shqiptar tashmë kanë ngordhur mbi 500 mijë pula. Disa kompanive të mëdha të shitjes së pulave tashmë të gjitha pulat u kanë ngrodhur nga sëmundja. Po ashtu, janë raportuar dyshimet e para për rastet e para të prekjes me Sëmundjen Gripi i Shpezëve edhe tek shpezët e egra.

Zyrtari për Informim i AUV-it, Lamir Thaçi, për Nacionale ka pohuar se sëmundja është paraqitur në Kosovë që nga maji i vitit 2021 dhe fillimisht është vërtetuar prezenca vetëm tek ekonomitë familjare (pulat e shtëpisë). Mirëpo, në shtatorin e vitit të kaluar sëmundja ka shpërthyer edhe te fermat e pulave nëpër Kosovë. Ai thekson se edhe përgjatë këtij viti ka pasur pula të infektuara me H5N8.

‘‘Rast i fundit ka qenë në muajin shkurt të këtij viti’, thotë Lamir Thaçi për Nacionale.

Po ashtu, zyrtari i AUV-it pohon se ‘‘Sëmundja Laringotraheitit’’ nuk rëndon shëndetin e njerëzve, si dhe fermerët e pulave janë të vaksionuar.

‘‘Për ketë sëmundje fermerët aplikojnë vaksinim të rregullt si masë preventive’’.

Por deri më tash, sipas tij, nuk është paraqitur asnjë rast i kësaj sëmundje të shpezëve.

Ndërsa, Sëmundja Gripi i Shpezëve tipi H5N8 mund të afektojë njerëzit, por ajo është me patogjenitet të ulët. Njeriu mund ta marrë këtë virus nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë me shpezët që kanë sëmundjen dhe nëse i ekspozohet shumë virusit mund të sëmuret.

‘‘Por infeksioni kalon me shenja të lehta, [me simptoma] të gripit te zakonshëm’’, thotë AUV për Nacionale.

Lajme të ngjashme