Kosova shpreh qëndrimin për dialogun përmes notës verbale dhe letrave të Kurtit - NACIONALE

Kosova shpreh qëndrimin për dialogun përmes notës verbale dhe letrave të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës siç raporton Radio Evropa e Lirë, ka dërguar notë verbale disa vendeve për zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesit, teksa ka bërë të ditur se ka dërguar letra në SHBA, Francë, Gjermani dhe Itali.

Sipas raportimit të REL-it, MPJ thuhet se nuk ka dhënë më shumë hollësi për përmbajtjen e letrës e as në cilat shtete e kanë dërguar.

Nota verbale do të thotë komunikimi diplomatik i dy qeverive përmes përfaqësuesve diplomatikë të shteteve.

Në ndërkohë, kjo letër është konfirmuar se është dërguar pas dështimit të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator në Bruksel.

Nga ky takim, Kurti kishte shprehur pakënaqësi dhe kritika të shumta ndaj ndërmjetësuesit që është emisar special i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti për Lajçakun kishte thënë se ishte koordinuar me Serbinë dhe se u pozicionu kundër Kosovës.

Pas kësaj Kurti kishte paralajmëruar se do të ketë takime me ndërkombëtarët.

"Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto.” – ka thënë Kurti në konferencë për medie.

Gjithashtu, ai kishte bërë të ditur se ka dërguar letra sqaruese në SHBA, Francë, Gjermani e Itali një ditë pas takimit me Vuçiq.

Ai në këto letra, Kurti ishte ankuar në punën e ndërmjetësuesit Lajçak sa i përket rolit të tij si ndërmjetësues.

Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Ëashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale.” – kishtë thënë Kurti.

Ndërkohë, kritikave të Kurtit i është përgjigjur BE-ja duke thënë se nuk komentojnë “pretendimet e pabaza” dhe BE-ja qëndron pas punës së Lajçakut në raport me dialogun.

Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë pretendime të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre.” – ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gjithashtu edhe zyrtarët e lartë të SHBA-ve kanë dalë në përkrahje të Lajçakut.

Lajme të ngjashme