Kosova në NATO? Ja çfarë duhet të dini për procesin e anëtarësimit - NACIONALE

Kosova në NATO? Ja çfarë duhet të dini për procesin e anëtarësimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditëve të fundit kemi parë një mobilizim të madh të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë anëtarësimin e KosovësNATO. Madje, edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan, ditë më parë u shpreh në favor të Kosovës lidhur me këtë çështje. Por, çfarë duhet të bëjë Kosova që të anëtarësohet dhe cila është rruga që duhet të ndiqet për këtë?



NATO
funksionon në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1949. Traktatet janë marrëveshje ndërkombëtare me shkrim, të lidhura nga shtetet. Traktati në fjalë, ndër tjera, rregullon edhe procedurën e anëtarësimit të shteteve të reja.

parim, anëtarësimi në NATO është i hapur për shtetet europiane në pozicion për t'i avancuar parimet e Traktatit dhe për të kontribuar në sigurinë e territorit të Atlantikut Verior. Secili shtet i tillë mund të marrë ftesë nga palët në NATO, me marrëveshje unanime. Shtetit të ftuar i dorëzohet i ashtuquajturi "Plani i Veprimit për Anëtarësim", i cili paraqet një dokument ndihmës për shtetin aspirues, që të përgatitet më mirë për anëtarësim dhe t'i plotësojë kriteret e nevojshme.

Ky program këshillues, që përfshin asistim dhe mbështetje praktike,
hartohet në bazë të specifikave dhe nevojave individuale të shtetit aspirues. Në anën tjetër, shteti dorëzon programin vjetor lidhur me përgatitjet për anëtarësim, i cili përfshin aspektet politike, ushtarake, ligjore, ekonomike, etj.

Përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim, shtetit i jepet një shqyrtim lidhur me progresin në program. Ky përfshin këshilla teknike e politike dhe takime vjetore në mes të shteteve të NATO-s dhe shtetit aspirues në nivel të Këshillit të NATO-s, për të vlerësuar progresin e arritur nga shteti aspirues. Por, edhe nëse shtetit aplikues i dorëzohet plani i tillë, nuk do të thotë që ai do të pranohet. Kështu, edhe pse mund ta pranojë planin, shteti mund të mos anëtarësohet në NATO. Megjithatë, ai paraqet një lloj indicie që shteti i tillë ka gjasa të mëdha të anëtarësohet.

Plani është shpikur në vitin
1999 dhe që atëherë u ka shërbyer shteteve aspiruese që të përgatiten sa më mirë për anëtarësim në NATO. Republika e Kosovës ende nuk e ka marrë këtë plan. Sa për krahasim, Maqedonia e Veriut e ka marrë planin e tillë në vitin 1999, kurse anëtarësimin e ka arritur tek në 2020-ën; Malit të Zi i janë dashur afro 8 vjet nga pranimi i planit gjer në anëtarësim, ndërsa Bosnia dhe Hercegovina merr pjesë në plan që nga 2010-a dhe ende s'është anëtare. Pra, marrë parasysh periudhën kohore, e cila u është dashur shteteve aspiruese, Kosova duket ende larg anëtarësimit. Këtu mund të shtojmë edhe faktin që 4 shtete të NATO-s (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia) nuk e njohin fare si shtet Kosovën. Për anëtarësim, Kosovës i duhet një konsensus i plotë i të gjitha shteteve të NATO-s.

Sidoqoftë, janë dy aspekte pozitive në mesin e gjithë faktorëve që nuk janë në favor të Kosovës
në këtë drejtim:
1. Kosova ka kohë që bashkëpunon ngushtë me aleatët euro-atlantikë, sidomos
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe ka marrë trajnime të ndryshme;
2.
Historia e NATO-s njeh edhe anëtarësime të shpejta në rrethana të jashtëzakonshme. Kështu ka ndodhur me Greqinë dhe Turqinë, të cilat janë anëtarësuar në procedurë të shpejtë më 1952, në mënyrë që të zgjerohet aleanca mbrojtëse kundër Bashkimit Sovjetik. Në këtë kontekst, mbetet të shihet nëse konflikti në Ukrainë do të ketë një efekt të ngjashëm.

Përkundër faktit që gjasat për anëtarësim të shpejtë nuk duken të mëdha, mbetet të shihet nëse ka
vullnet ndërkombëtar për ta parë Kosovën në NATO.

Lajme të ngjashme