Kosova në fokus të takimit të NATO-s: Gjermania premton 150 trupa shtesë, flet edhe Borrell
Ballkani Perëndimor, më konkretisht marrëdhënies Kosovë-Serbi, janë në fokus të takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s, që po vijon të mbahet në Bruksel. Sekretari amerikan, Antony Blinken e shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e bënë të qartë se kjo çështje do të diskutohet sot, çka deklaruan BE e Gjermania në anën tjetër?
Sot në Bruksel po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe pjesa e parë, sipas një konference për media të Stoltenberg, tashmë ka përfunduar.
“Sot më vonë, ministrat po ashtu do ta adresojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.” – tha ai.
Paraprakisht, për Ballkanin Perëndimor foli edhe sekretari amerikan. Blinken u shpreh si vijon:
“Ne kemi shumë punë që do të bëjmë, siç thatë ju, edhe në Ballkanin Perëndimor, me partnerët tanë për NATO-n nga e gjithë bota”.
Çka thanë BE-ja e Gjermania?
Para takimit, pak detaje dha kryediplomati evropian, Josep Borrell. Që në fillim, ai foli për Ballkanin Perëndimor.
“...ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në. Shumë anëtarë të bllokut janë të angazhuar për stabilitet në këtë rajon dhe shumë shtete të këtij rajoni janë kandidate. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës.” – u shpreh ai.
Veç kësaj, Borrell edhe një herë ka bërë thirrje për një marrëveshje mes dy vendeve.
“Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.” – ka thënë ai.
Follow live: Doorstep by HR/VP @JosepBorrellF upon arrival to the @NATO Foreign Affairs Ministerial. ↓ https://t.co/JD6wHHxGzG
— European External Action Service - EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) November 28, 2023
Ministrja e Jashtme gjermane, Ana Baerbock ndërkaq, njoftoi se Gjermania do t’i dërgojë 250 trupa shtesë në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku kryediplomatja Ana Baerbock deklaroi që “paqja në Ballkan shpesh varet nga një fije”.
Kështu, ajo sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka folur edhe për trupat shtesë në misionin e KFOR-it.
“Gjermania do të kontribuojë me 150 trupa në KFOR.” – thuhet në njoftim.
Peace often hangs by a thread in the #WesternBalkans. The commitments of @nato and of the EU go hand in hand: the @euforbih mission ensures security in Bosnia and Herzegovina and @NATO_KFOR in Kosovo. Germany will contribute up to 150 additional troops to KFOR. https://t.co/i4YWFMRmP9
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 28, 2023
Ndërkohë, foksui i partnerëve perëndimorë te Kosovë, më konkretisht situata pas zhvillimeve në veri, është shtuar edhe më shumë.
Stoltenberg gjatë javës së kaluar qëndroi për vizitë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe në Kosovë.
Ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimet, sidomos, për sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit i cili la të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.
“Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të vazhdojmë ta kemi vëmendjen në Ballkanin Perëndimor.” – është shprehur ai.
