Kosova i del në krah ShBA-së pas veprimeve kundër grupit Houthi në Detin e Kuq - NACIONALE

Kosova i del në krah ShBA-së pas veprimeve kundër grupit Houthi në Detin e Kuq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka dalë në mbështetje veprimeve ushtarake të vendeve më të fuqishme perëndimore kundër grupit të armatosur Houthi, pas sulmit të tyre në Detin e Kuq.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar. Republika e Kosovës si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.” – ka shkruar Gërvalla.

Lajme të ngjashme