Kosova e para në listën e papunësisë në Ballkanin Perëndimor
Kosova qëndron e para sa i përket numrit të të papunëve në Ballkanin Perëndimor. Kështu theksohet përmes publikimit të një infografike të Radio Evropës së Lirë në gjuhën serbe, ku shihet se në Kosovë norma e papunësisë është 31.3 për qind.
Pas Kosovës, në këtë listë e dyta del të jetë Bosnja dhe Hercegovina e cila ka normën prej 30.7 për qind, e më pas edhe shtetet e tjera si Mali i Zi me 20.1 për qind.
Tutje, shihet se Maqedonia e Veriut është në listë pas Malit të Zi me 14,3 për qind, e pas saj edhe Shqipëria ka 11,1 për qind të të papunëve.
Ndërsa, Serbia është në vendin e fundit me shkallën më të ulët të papunësisë me 8,9 për qind.
Siç theksohet në raport, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ra me 13.5 për qind në 15 vitet e fundit.

