Kosova dhe Shqipëria ngrihen në listë për sa i përket fuqisë ushtarake sipas Indeksit të Fuqisë Globale - NACIONALE

Kosova dhe Shqipëria ngrihen në listë për sa i përket fuqisë ushtarake sipas Indeksit të Fuqisë Globale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia ka rënë katër pozicione në renditjen e fuqisë ushtarake, ndërsa Kosova dhe Shqipëria janë ngjitur për disa vende.

Kosova renditet e 134-ta për nga fuqia ushtarake dhe njerëzore nga 145 vende që janë marrë parasysh për rishikimin vjetor të Indeksit së Fuqisë Globale 2023 në vitin 2023.

Në matjet e fundit, Kosova ka avancuar pesë vende krahasuar me vitin paraprak kurse Shqipëria renditet e 91-ta.

Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 133-të, Mali i Zi në vendin e 128-të, Maqedonia në vendin e 108-të dhe Kroacia në vendin e 69-të. Ndërsa Serbia është renditur në venin e 58-të.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë vendin e parë me Rusinë dhe Kinën që renditen në vendin e 2-të dhe të 3-të respektivisht.

Lajme të ngjashme