Korrupsion: Prokuroria Speciale brenda dy javëve “i mbylli” me orë të tëra dy njerëz special të Kurtit - NACIONALE

Korrupsion: Prokuroria Speciale brenda dy javëve “i mbylli” me orë të tëra dy njerëz special të Kurtit

2 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Për dy javë Prokuroria Speciale ka intervistuar dy zyrtarë të lartë shtetërorë. Dy eksponent të pushtetit. Dy njerëz “të fuqishëm” të politikës që operojnë nën ombrellën e Lëvizjes Vetëvendosje. Një ministër e një ambasador. Të dy këta po hetohen në lidhje me keqperdorime që bien në kuadër të korrupsionit. Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari u intervistua këtë të hënë, për tri orë rresht. Para kësaj, dy javë më herët ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, “u mbyll” në Prokurori Speciale për gati tetë orë. Anipse Kryeministri Kurti, në një intervistë dhënë për RTK-në, direkt kishte sulmuar punën e Prokurorisë Speciale, për hetimet që po u bëhen bashkëpunëtorëve të tij, organi hetues e akuzues special i Kosovës s’po ndalet.

Çka ndodhi?

Rozeta Hajdari – Ministre e Tregtisë, Indrustrisë e Ndërmarrësisë

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për tri orë u intervistua, nga Prokuroria Speciale.

Siç raportoi ekskluzivisht Nacionale, Hajdari është intervistuar për skandalin me rezervat shtetërore.

Ajo ka thënë se nuk është intervistuar.

Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

Skandali me rezervat shtetërore

Nacionale muaj më parë kishte publikuar audio-incizime të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Në audio-incizime, zyrtarët e MINT-it e konfirmonin se malli nuk kishte ardhur, dhe vlera ishte mijëra euro.

Pas publikimeve të Nacionales, Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë aksion duke arrestuar tre persona.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Martin Berishaj – Ambasador i Kosvës në Kroaci

Prokuroria Speciale e Kosovës para më pak se dy javëve ka intervistuar ambasadorin Martin Berishaj, për të cilin kanë njoftuar se i njëjti ishte ftuar nga prokuroria.

Sipas njoftimit, intervistimi ndaj Berishajt u krye për veprat penale “Shpërlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.”

Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.” – thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Prokuroria Speciale në njoftim ka bërë të ditur se edhe më parë kishin ftuar Berishajn për intervistim por që i njëjti kishte kërkuar shtyrje të intervistimit.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Pas intervistimit të Berishajt, kishte reaguar edhe Tomë Gashi, avokati i tij, ku kishte konfirmuar, i cili kishte konfirmuar se kishte përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gashi kishte bërë me dije se deklarata e klientit të tij është konfidenciale dhe nuk mund të jep detaje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Berishaj ka qenë i gatshme edhe më herët të intervistohet.

Emri i Martin Berishajt u bë i njohur në Kosovë, pas raportimit të mediave sllovene për tërheqjen e dyshimtë të një shume të madhe parash.

Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

Lajme të ngjashme