Koreja e Veriut e paralajmëron ShBA-në: Rrëzimi i raketave testuese do të ishte shpallje lufte - NACIONALE

Koreja e Veriut e paralajmëron ShBA-në: Rrëzimi i raketave testuese do të ishte shpallje lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja e Veriut ka thënë se çfarëdo lëvizjeje për ta rrëzuar ndonjërën nga raketat testuese të saj do të konsideroj shpallej lufte dhe ua ka lënë fajin ushtrimeve të përbashkëta ushtarake mes ShBA-së e Koresë së Jugut për rritjen e tensioneve, raportuan të martën mediet shtetërore të këtij vendi.

Kim Yo Jing, motra me ndikim të fuqishëm e udhëheqësit King Jong Un, paralajmëroi përmes një deklarate se Piongiangu do ta shihte si shpallje lufte, nëse ShBA-ja ndërmerr masa ushtarake kundër testeve të armëve strategjike të Koresë Veriore, raporton agjencia “Reuters”.

Ajo gjithashtu dha shenjë se vendi i saj mund të hedhë më shumë raketa në Oqeanin Paqësor. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk kanë rrëzuar asnjëherë raketa balistike të Koresë Veriore, të cilat ndalohen nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, por kjo çështje mori vëmendje të re, pasi Koreja Veriore la të kuptohej se do të hedhë më shumë raketa nëpër qiellin e Japonisë.

Në një deklaratë tjetër, drejtori i Sektorit të Lajmeve të Huaja në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut i akuzoi Shtetet e Bashkuara për “rëndimin” e situatës përmes kryerjes së një ushtrimi të përbashkët ushtarak me një bombardues të tipit B-52 të hënën dhe përmes planifikimit të ushtrimeve në terren mes ShBA-së e Koresë së Jugut.

Në anën tjetër, Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut, e cila merret me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, tha se “zhvillimi i pamatur bërthamor e i raketave” i Piongiangut e ka fajin për përkeqësimin e situatës.

Shtetet e Bashkuara përdorën një bombardues të tipit B-52 për një ushtrim të përbashkët me aeroplanët luftarakë të Koresë së Jugut. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ky veprim ishte shfaqje e forcës kundër kërcënimeve bërthamore e me raketa të Koresë së Veriut.

Rreth 28 mijë e 500 trupa amerikane janë të pozicionuara në Korenë e Jugut si trashëgimi e Luftës Koreane të periudhës 1950 – 1953, e cila kishte përfunduar me një armëpushim, por jo me traktat të paqes, duke i lënë vendet teknikisht ende në luftë.

Lajme të ngjashme