Kontratat njëburimore, Tahiri: Ta votojmë formimin e Komisionit Hetimor, po rrezikohet e ardhmja e vendit - NACIONALE

Kontratat njëburimore, Tahiri: Ta votojmë formimin e Komisionit Hetimor, po rrezikohet e ardhmja e vendit

4 javë më parë

nga NACIONALE

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për kontratat njëburimore. Opozita po kërkon themelimin e një Komisioni Hetimor rreth tyre.

Qysh në fillim të fjalës së tij, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri përmendi se dia prej ministrave nuk gjenden sot fare në sallë.

“Do të donim që sot bashkë me neve të ishin disa prej ministrave, ata të cilët kanë qenë realisht edhe nënshkruesit, apo bartësit e këtyre kontratave një burimore, për të iclat e kemi thirrë sancën për themelimin e komisionit hetimor. Si deputetë, kemi pasë për qëllim që të kemi një diskutim së bashku, dhe të shohim arsyeshmërinë e kontratave.” – u shpreh ai.

Tahiri shtoi se ka afër 200 milionë euro që janë shpenzuar për rreth 220 kontrata një burimore.

“Në hulumtimin që kemi bërë si GP i PDK-së, për dy vite, 2022 dhe 2023, janë rreth 2020 kontrata njëburimore, 2020 kontrata në vlerë totale që ne i kemi mbledhur janë 153 milionë euro. Të nderuar kolegë deputetë, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe, më 11 prokurorë, staf mbështetës, është sfidë e madhe, me u hetu 220 kontrata një burimore me vlerë rreth 200 milionë euro. Është goxha sfiduese me hetu volumin e gjithë këtyre kontratave, e lë më 11 deputetë.” – deklaroi ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së përmendi kontratat një burimore për ndërmarrjen publike, KEK-u.

“Duhet ta kanalizojmë këtë çështje drejt prokurorisë, dhe duhet ta shohim sa janë të arsyeshme. Nëse shohim KEK-un, ngrohje me azot, diçka shumë e zakonshme, shkon me kontratë një burimore e shumat janë marrëmendese. Në anën tjetër, sigurimin e objekteve të KEK-ut, edhe çështje që janë banale e që nuk do të duhej me qenë pjesë e kontratave një burimore, ato janë të nënshkruara në një tavolinë, me një operator ekonomik, duke shmang konkurrencën dhe transparencën.” – tha ia.

Tutje, ai bëri thirrje që të votohet ky komision parlamentar, pasi sipas tij, po rrezikohet edhe e ardhmja e vendit.

“Hetimi është i rëndëisshëm, ju bën thirrje ta votojmë, mos ta neglizhojmë, është në interesin e Kosovës dhe të qytetarëve. Kjo e rrezikon edhe të ardhmen tonë, nëse e lejojmë, e tolerojmë që kjo të shndërrohet në traditë, unë s’e di cka ka me ndodhë pas disa viteve.” – tha ai.

Lajme të ngjashme