Konsultimet për datën e zgjedhjeve: Partitë dakordohen që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor - NACIONALE

Konsultimet për datën e zgjedhjeve: Partitë dakordohen që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Partitë politike janë darkoduar që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor.

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zyrtarët e partive politike kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së 7 qershori është data adekuate.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori, raporton Ekonomia Online.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, cilado nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e pranueshme, qoftë ajo data 31 apo data 7, kështu që ne jemi të përgatitur, të jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të respektojmë afatet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai, duke treguar edhe preferencën e partive tjera për datën.

Shumica e partive politike të përfaqësuara këtu edhe prezente, kanë qenë për datën 7. Po sidoqoftë ne do të marrim në konsideratë edhe vullnetin e punës dhe arsyet që zgjedhjet të jenë sa më mirë të përgatitura, dhe normal edhe KQZ-ja ka punën e vet, vlerësimin e vet të punës, të gjitha përgatitjet e nevojshme. Edhe prandaj ne jemi fleksibil rreth asaj se a është 31 apo 7”, ka thënë Hamza.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkua 7 qershorin.

Ish-shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se LDK-ka pajtohet më këtë datë.

Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ka një konsensus në mes të partive politike që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.

Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori. Po duket se ka konsensus që të jetë data 7 qershor. Zgjedhjet janë shans, pak shumë i ka deshtë tash. Janë shans për vendin, ne po bëhemi gati për me ia dhënë Kosovës stabilitetin”, ka thënë Gjini.

Lajme të ngjashme