Konstituimi i Kuvendit, Gashi: VV-ja e ka shumë të lehtë të mbështet për muri PDK-në dhe AAK-në
Analisti Astrit Gashi i ka komentuar sot zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka treguar se si duhet të veprojë VV-ja për të treguar se e ka seriozisht konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se VV-ja e ka shumë të lehtë të mbështet për muri PDK-në dhe AAK-në.
“Vetevendosje e ka shume te lehte per me na e mbushe mendjen se e kane seriozisht konstituimin e Kuvendit si dhe me i mbeshtete per muri PDK dhe AAK, te pakten, duke nderrmarre keto veprime: -Me vendos per kandidat dike qe ka qene ne qeveri, qe PDK ka deklaruar se do ta votonte, ose -Duke e vendosur si kandidate Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin.- Te ndertoj nje koalicion qeverises qe perfshin edhe Kryetarin e Kuvendit.Deri atehere do ta kene te pamundshem ta bindin me se pari veten se nuk jane duke e bllokuar qellimshem Kuvendin”, ka shkruar Peci.