Konstituimi i Kuvendit, deputetët sot bëjnë përpjekjen e 23-të - NACIONALE

Konstituimi i Kuvendit, deputetët sot bëjnë përpjekjen e 23-të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 23-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

VV-ja ka bërë me dije që nuk tërhiqet nga propozimi i saj që deputetja Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Lajme të ngjashme