Konjufca thotë se deputetët serbë që dhanë dorëheqje, do të zëvendësohen - NACIONALE

Konjufca thotë se deputetët serbë që dhanë dorëheqje, do të zëvendësohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, ka folur pas dorëheqjes së 10 deputetëe të Listës Serbe.

Ai ka thënë se do ta njoftojë Presidenten, dhe pret që këta deputetë të zëvendësohen.

“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës. Kuantitativisht na ka ndodhë largim më i madh se ky, sepse këso dorëheqje nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodhë edhe me deputetë tjerë”, sqaroi kryetari i Kuvendit.

“Unë do t’i drejtohem presidentes, presidentja KQZ-së dhe më pas KQZ, me aq sa di unë, është që do t’ia jap mandatin atyre që janë në pritje në grupin e njëjtë parlamentar, e nëse ata refuzojnë të përgjigjen pastaj ka procedura të tjera që duhet të na sqarojë KQZ-ja”, tha ai.

10 deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre.

Lajme të ngjashme