Konjufca tenton të arsyetojë sanksionet: Kur e vendosi Ramushi taksën 100% ne ishim 100% me të, ndërkombëtarët s'të thonë bravo
Rëndom paraqitjet i ka senzacionale e me fjali që prodhojnë efekte goditëse, por kësaj here Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ftuar në intervistë te Jeta Xharra, s’pati shumë – për të mos thënë asgjë – për të thënë. E nisi duke folur butazi, e duke pranuar disa pritje të gabueshme të tij, duke dhënë përshtypjen e një realisti në ardhje e sipër; ndërsa te çështja se “pse s’po depërrton narrativa kosovare te aleatët ndërkombëarë” për çështjen e veriut, Konjufcës s’i dolën fjalët e plota. Por, pati një ankesë ikonike. Tha se kur Qeveria Haradinaj kishte vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe, gjë që kishte krijuar një çarje në marrëdhëniet Prishtinë-Uashington, Vetëvendosja, ndonëse opozitë e vështirë, tha se “100% kemi qenë me Ramushin”; ndërkaq për këtë të fundit tha se “sot nuk po sillet njëjtë”.
Për atë se Kosova është e sanksionuar dhe arsyetimet e palës kosovare po bien në vesh të shurdhër, Konjufca e dha që veriu i Kosovës “nuk është i kollajshëm”. E çka është edhe me pakollajshme, shtoi ai, “është me i mbrojtë interesat dhe qëllimet tona dhe në të njëjtën kohë me të duartrokitë bashkësia ndërkombëtare”.
“Kurrë s’kam premtuar mrekulli”, tha Konjufca në tenativë për të shmangur temën e rëndë të vendit të sanksionuar për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri. “E kemi ditë të gjithë bashkë që nuk është kollaj”.
“Kurrë s’kam thënë që veriu është i shtruar me lule”.
Sfiduar nga gazetarja se në fjalët – asobote – opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, se me të ardhë ata në pushtet gjërat do të zgjidheshin lehtë, Konjufca iu kthye asaj me “kadal veç pak”. Tha se “nuk mund të mendohet që krjet këto i realuizon dhe bashkësia ndërkombëtare me të thënë bravo”.
Për çështjen e sanksionimit të vendit, Konjufca tha se “nuk shkruan në asnjë dokument zyrtar që këto janë sanksione”, por tha, përmes eufemizmit të përdorur, se “janë masa”. Ai u thirr edhe në fjalët e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, për të konfirmuar se janë “veç masa”.
“A e di çka janë sanksionet, sanksionet janë të rënda”, tha Konjufca. “Masa janë këto. Po, janë të këqija, janë të rënda”.
“Por jemi duke munduar të argumentojë për diçka që edhe ti je e bindur se kemi të drejtë”.
Konjufca, këtu u kthye në retrospektivë për të thënë se kur Qeveria Haradinaj kishte vendosur taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, Vetëvendosja, ndonëse opozitë, e kishte mbështetur po ashtu 100 për qind Haradinajn,.
Por, për Haradinajn, tha se “ky tash nuk po sillet njëjtë”.
“Ne kemi qenë 100% me Ramushin. Por, sa i përket taksës, e ke Vetëvendosjes me deklaratën zyrtare, na ke mbrapa deri në fund. Tash ai s’po sillet njëjtë”, tha Konjufca.
“Edhe kur Hashin Thaçi 2010 ka vepru, në veri, e kemi mbështet deri në fund bashkë, e ke komunikatën atë kohë”, shtoi ai.
Herët gjatë ditës, Konjufca kritikoi gjerësisht për takimin e djeshëm në Bruksel Bashkimin Evropian për të cilët tha se kanë qasje “të pabalancuar” dhe se Kosova “nuk do të pranojë bosnjëzimin e vendit”.
“Jo të gjitha marrëveshjet mund të pranohen. Qasja e BE-së është e pa balancuar sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që po na i kërkon neve Serbia. Siç është dorëheqja pa kurrfarë procedure të kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik dhe i ligjshmërisë të institucioneve tona. Të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht BE-ja po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë.” – deklaroi Konjufca në një proncim për Tv21.