Konjufca të martën mbledh kryetarët e partive për seancën konstitutive
Klan Kosova raportoi se të martën, më 8 prill, Kryetari i Kuvendit të Kosovës (i legjislaturës së kaluar), Glauk Konjufca, mbledh kryetarët e partive politike për të organizuar seancën konstitutive.
Siç raporton mediumi, takimi i Konjufcës me kryetarët e partive politike do të fillojë nga ora 12:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar më 15 prill seancën konstitutive për Kuvendin e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se “besojnë” se i kanë numrat për qeverinë e re – ndonëse nuk kanë treguar se mbi çfarë numrash po flasin.