Konjufca takohet me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi - NACIONALE

Konjufca takohet me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Për takimin me Pelosin, Konjufca ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter ku ndër të tjera ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë.

“Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh ShBA-Kosovë. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.” - ka shkruar Konjufca.

+

Lajme të ngjashme