Konjufca reagon për tërmetin në Turqi: Zemrat tona janë me familjarët e viktimave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me tërmetin në Turqi.
Konjufca ka shprehur solidaritetin me popullin turk, duke u lutur për shërimin e të lënduarve.
POSTIMI:
I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.
Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.
Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop.