Sanksionet amerikane, Konjufca: Është gjë e keqe për Kosovën, jemi duke u keqkuptuar - NACIONALE

Sanksionet amerikane, Konjufca: Është gjë e keqe për Kosovën, jemi duke u keqkuptuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë janë ngative për vendin tonë dhe situata nuk është mirë dhe nuk ka qenë asnjëherë e tillë.

Këto komente, i pari i Kuvendi i bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka komentuar edhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të situatës në veri, duke thënë se “sanksionet janë negative” dhe se “Kosova duhet gjetur një zgjidhje që të dalë prëj kësaj situate”.

Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovës. Duhet ta bëjmë një dialog të hapur dhe të me aleatët tanë. Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbete ato janë pjesë e Kosovës nuk banojnë në qiell ato, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veç se t’i shpall zgjedhjet në dakordim më SHBA-të. Pse nuk e kuptoj ShBA-në, a jemi duke dal na jashtë ligjeve tona nëse ne jemi në rregull me ligje a ka probleme më të mëdha se ligji. Kur u caktuan zgjedhjet SHBA nuk thanë që këto zgjedhje duhet të anulohen." - ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor në veri, ku u bojkotua nga Lista Serbe, e cila tash po kundërshton kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur nga këto zgjedhje.

Ai ka bërë me dije se Kosova dhe ShBA-ja në këtë situatë janë keqkuptuar.

Ajo që konstatoj në këtë situatë është se jemi keqkuptuar, jemi duke u keqkuptuar. Me u mirëkuptu duhet takime me intenzive, takim më ë thella”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria po ec ashtu siç e ka lexuar situatën

Qysh po e shoh situatën unë është se qeveria po shkon në atë rrugë, sepse ashtu i ka lexua porosinë e SHBA-së. Kur nuk morën pjesë në zgjedhje Lisat Serbe, ShBA-ja nuk i kam dëgjuar duke thënë se këto zgjedhje duhet të anulohen. Qysh e kupton një politikan këtë çështje? Kur SHBA thotë se nuk duhet të anulohen zgjedhjet i bije kjo se keni drejt me marrë pjesë”, ka deklaruar Konjufca.

Çka tha ambasadori amerikan?

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dje në një bisedë me disa gazetarë është treguar brutal me Qeverinë e Kosovës.

Ai është shprehur i shqetësuar me raportet Kosovë-SHAB.

“Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri dhe besojmë që kjo krizë nuk ishte e nevojshme. Veprimet e ndërmarra të premten për të marrë qasje në ndërtimet publike nuk ishin të koordinuara me SHBA-të, dhe kur e morëm vesh fuqishëm thamë jo sepse parashikuam pasojat që po i shohim tash. Besojmë që kishte impakt negativ për imazhin e Kosovës dhe i dëmtoi përpjekjet për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe siç e kemi thënë (Sekretari Blinken) kryeministri po i afekton raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.” – tha në hyrje të fjalës së tij, z. Hovenier.

Tashmë pasoja e parë kishte ardhur, dhe ambasadori ishte mjaft i drejtpërdrejtë në përshkrimin e saj.

“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023, që ndodhi gjatë natës. Dhe siç e dimë, nuk kishte aktivitete sot dhe s’do të ketë. Për Kosovën ai ushtrim u krye. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja, po ashtu.”

Ai u shpreh se ShBA-ja ishte duke menduar se çfarë pasojash do të ndërmerrte kundër Qeverisë së Kosovës në vijim.

“Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti në mënyrë që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur në këto kërkesa. Kësisoji, po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.”

“Më vjen keq por më duhet të jem i sinqertë, kjo është situata.” - u shpreh z. Hovenier.

Ai u pyet se sa kohë kishte Kurti për t’u përgjigjur.

“Mendojmë se kjo është çështje shumë urgjente. Krahasimi që kam marrë është ai me një shtëpi që po digjet. Prandaj, mendoj që duhet të hiqet së pari zjarri. Ne presim që Qeveria të ndërmarrë veprime tash... Besojmë që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat e komunave. Qeveria duhet të gjejë vende alternative pune për ta. Nuk e dimë pse nuk po i përdor të njëjtat vende alternative ku janë betuar.” – vazhdoi tutje ai.

Lajme të ngjashme