Konjufca: Nuk ka fuqi që krijon Asociacionin nëse presidentja dhe kryeministri nuk e nënshkruajnë atë - NACIONALE

Konjufca: Nuk ka fuqi që krijon Asociacionin nëse presidentja dhe kryeministri nuk e nënshkruajnë atë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin e "DPT me Fidanin" në T7 i është përgjigjur paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë se nëse qeveria nuk pranon zbatimin e Asociacionit, kjo do të bëhet me partnerë të ndryshëm.

Sipas Konjufcës, Asociacioni nuk mund të formohet pa president dhe kryeministër.

“Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon. Jo fuqi kështu forcë, por asnjë fuqi demokratike e politike.” - deklaroi Konjufca.

Ai më tej tha se pavarësisht masave që do mund të ndërmerreshin ndaj Kosovës nëse nuk nënshkruan Asociacionin, ato nuk do të ishin më të dëmshme se zbatimi i Asociacionit.

“Nuk ka sanksione më të dëmshme se Asociacioni.”- tha Konjufca.

Lajme të ngjashme