Konjufca në Gjermani: Pritet t’i zhvillojë shtatë takime - NACIONALE

Konjufca në Gjermani: Pritet t’i zhvillojë shtatë takime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërqeli, këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se Kryetari i Kuvendit është jashtë shtetit. Sipas Kërqelit, Konjufca ka udhëtuar për në Gjermani ku pritet t’i zhvillojë shtatë takime.

Takimet që pritet t’i ketë Konjufca:

Kryetari Konjufca bashkë me kabinetin e tij, ka udhëtuar në Gjermani për vizitë zyrtare.

1.Takim me Presidenten e Bundestagut - Barbal Bas

2.Takim me Michael Roth - Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.

3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.

4.Takim me Dr. Anton Hofreiter - Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.

5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes

6. Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian

7. Takim me Peter Beyer - deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.

Lajme të ngjashme