Konjufca: Ndryshimet shoqërore nuk ndodhin vetëm me liderët institucional, por me angazhimin e shoqërisë - NACIONALE

Konjufca: Ndryshimet shoqërore nuk ndodhin vetëm me liderët institucional, por me angazhimin e shoqërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në konferencën e tretë mbi Vullnetarizmin Edukativ, të organizuar nga organizata joqeveritare TOKA, program ky që integron mësimin me shërbimin në komunitet.

Gjatë konferencës, Konjufca ka thënë se sa më të zhvilluara të jenë shtetet, aq më i zhvilluar është edhe vullnetarizmi.

Në njoftim nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se Konjufca ka deklaruar se ndryshimet shoqërore nuk mund të ndodhin vetëm me liderët institucional, por me angazhimin e të gjithë shoqërisë.

“Kryetari i Kuvendit përgëzoi të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilët merren me vullnetarizëm dhe e cilësoi punën vullnetare si një akt fisnik. Posaçërisht shprehu mirënjohje ndaj mësimdhënësve të cilët e kanë integruar Vullnetarizmin Edukativ në shkolla dhe përmes vullnetarizmit po u servojnë nxënësve të tyre përvoja unike të cilat ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive të buta.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme