Konjufca, ministres Haxhiu: Mos e keqpërdor foltoren - NACIONALE

Konjufca, ministres Haxhiu: Mos e keqpërdor foltoren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar deputet e PDK-së, Ganimete Musliu.

Derisa Haxhiu kishte marrë fjalën të përgjigjur në një pyetje parlamentare, ajo vazhdonte të merrej me deputeten e PDK-së.

Për mua vazhdon të mbetet e papranueshme qasja e deputetes Musliu. Me falni që po e përdor këtu. Sepse ju me në një far forme keni arsyetuar vrasjet e grave”, ka thënë Haxhiu.

Këtu ka ndërhyrë kryeparlamentari, duke i thanë ministres Haxhiu se nuk ka drejt ta bëj një gjë të tillë.

Zonja Haxhiu, mos e keqpërdorini(foltoren)”, ka kërkuar Konjuca.

Më pas, fjalën e ka marrë deputetja e PDK-së.

Kjo e fundit ka ironizuar me qasjen e Haxhiut, duke thënë se kërkon mbrojtje, sepse dikush mund ta vras vetëm pse është femër.

"Në bazë të asaj se çka po thotë Ministrja, sot në këtë vend, unë qysh sot kërkoj nga Shteti që të më ofroj ndihmë edhe t’më mbrojë sepse edhe unë jam një grua dhe petku i deputetes nuk më mbron mua nga fenomeni femicid që qenka pjesë e shoqnisë tonë. Prandaj, unë publikisht kërkoj nga Ministrja e Drejtësisë, nga Ministri i Punëve të Brendshme, nga Kryemnistri i vendit, nga të gjithë që janë përgjegjës, që mua nga sot t’ma garantoj, sepse del dikush më vran veç pse jam grua në sheshin e Prishtinës. Nëse mund të vijmë në këtë përfundim për atë që tha Ministrja e Drejtësisë, që është tmerri, tmerri i përfaqësimit institucional dhe mesazhi që jep nga kjo foltore sot.", ka deklaruar Musliu.

Lajme të ngjashme