Konjufca më herët i luti, tash Sveçla thotë se “s’ka pshtim” për opozitën: S’kanë qare pa u dorëzu - NACIONALE

Konjufca më herët i luti, tash Sveçla thotë se “s’ka pshtim” për opozitën: S’kanë qare pa u dorëzu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anise më herët deputeti Glauk Konjufca i luti opozitën që ta votojnë Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, deputeti tjetër, Xhelal Sveçla u shpreh i sigurt se “nuk ka shpëtim” për opozitën.

Ai para mediave, derisa po dilte nga objekti i Kuvendit, deklaroi se “s’kanë qare pa u dorëzu”.

“Vonim ka, s’kanë pshtim. S’kanë qare pa u dorëzu” – u shpreh shkurt Sveçla, transmeton Nacionale.

Ai theksoi se të enjten, sërish do të propozohet emri i njëjtë për kryeparlamentare.

Në dy votime, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk e votoi për kryeparlamentare, anise edhe vetë ajo kishte deklaruar se i kanë numrat e nevojshëm.

Lajme të ngjashme