Konjufca: Lufta e UÇK-së do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë - NACIONALE

Konjufca: Lufta e UÇK-së do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po mbahet në Kuvendin e Kosovës seanca për Ditën e Çlirimit.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në fjalën e tij shprehu nderimin për heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Më lejoni që në këtë seancë, të shpreh nderim me perulësi ndaj gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Lufta e UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re. Populli ynë arriti nga gjiri i vet t’i jepte atdheut djemtë e vajzat më të mira, gjaku i të cilëve është themel i lirisë e pavarësisë.” – tha ai.

Konjufca foli disa fjalë edhe për NATO-n.

“Kjo nuk kishte si të mos arritej pa ndihmën nga aleanca më e fuqishme perëndimore, e cila atë botë, e kishte çrrënjosur edhe fashizmin në kontinentin evropian, ndërsa kishte triumfuar edhe mbi totalitarizmin sovjetik.” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme