Konjufca: Kosova s`mund të kushtëzohet nga Vuçiqi për zgjedhjet në veri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i bindur se Kosova duhet t`i mbaj zgjedhjet në veri.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se Serbi nuk mund të vendos se kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë.
Sipas tij, Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Mendoj që Kosova nuk ka fare nevojë që të lëvizë, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Nuk mund që ne të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Beogradit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se edhe qëndrimi i vendeve të QUINT-it për këtë çështje ka qenë pozitiv.
“Unë mendoj që ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar me 23 prill”, ka thënë ai.