Konjufca: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë - NACIONALE

Konjufca: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfca ka marrë pjesë në Samitin e dytë për Demokraci, ku temë ishte “Zgjedhje të lira dhe të drejta - Roli i Kongresit në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka biseduar për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, dhe se si progresi i arritur në këtë fushë ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit.

Kreu i Kuvendit ka thënë se pavarësisht sfidave, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë e tyre politike.

Postimi i plotë i tij:

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci, isha i nderuar të marrë pjesë në panelin me temën “Zgjedhje të lira dhe të drejta - Roli i Kongresit në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve” ku diskutova për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, dhe se si progresi i arritur në këtë fushë ka kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës.

Theksova që Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standaret më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare.

Në këtë drejtim, potencova rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë proces duke theksuar faktin që pas një përpjekje disa vjeçare, tashmë grupet politike parlamentare janë në prag të përmbylljes së punës për reformën zgjedhore për të mundësuar adresimin e mangësive të shpërfaqura gjatë proceseve të kaluara zgjedhore dhe së shpejti ato ndryshime do të miratohen në Kuvend.

Pavarësisht sfidave dhe punës që na pret, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë tonë politike dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti demokratik të qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme