Konjufca kërkon hetime për sulmin ndaj ekipit të Nacionales, komentuesit i kthehen kundër
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ishte i vetmi nga krerët e institucioneve i cili reagoi, për sulmin ndaj ekipit të Gazetës Nacionale i cili ndodhi këtë të premte në Prizren.
Konjufca kërkoi hetime ndaj këtij sulmi, duke theksuar se hapsira publike është për të gjithë, e se mediat nuk duhet të pengohen gjatë punës së tyre.
Pra, Konjufca ashtu siç i takon një prirësi të institucionit kryesor në vend e dënoi dhunën. Por, kjo nuk u pëlqeu ndjkësve të tij, të cilët e “grinë” në komente Konjufcën.
“Totalisht reagim i panevojshëm”, “Sorrosianet në aksion në mbrojtje të degjenerimit e prishjes së familjes”, “Gabim Glauk”, “Secili ambasador e sulmon qeverinë përmes gazetarëve”, “Le Glauk”, “Mos leni gazetar që bojn perqamje”, këto janë vetëm disa nga komentet, që vërshuan në murin e Kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe, pushteti është kritikuar mjaft shpesh, se po ndikon në keqedukimin e votuesve të saj, kur ata vet po sulmojnë mediat. Siç shihet edhe në këtë postim të Konjufcës, anipse bëhej fjalë për njeriun e dytë më të votuar në Kosovës, komentuesit nuk e kursyen as atë, kur bëhej fjalë për mbrojtjen e fjalës së lirë.