Konjufca i tregon katër tema ku Kurti e Osmani dallojnë: Të kujdesemi se çfarë fjalë po përdorim - NACIONALE

Konjufca i tregon katër tema ku Kurti e Osmani dallojnë: Të kujdesemi se çfarë fjalë po përdorim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do të thoshte se “janë prishur përfundimisht” marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani.

Në një deklaratë për media pas seancës së tij në gjykatë për hedhjen e gazit lotsjellës, Konjufca nga mediat është pyetur edhe mbi përplasjet dhe kritikat e fundit me presidenten Osmani.

Ai ka përmendur katër tema, në të cilat, sipas tij Osmani dhe Kurti kanë dallime.

“Nuk do ta kisha përdorë atë fjalë, për disa tema të caktuara ndoshta presidenja ka pasur një mospajtim me qeverinë. Unë i përmenda edhe dje, nuk dua të përsëritem çdo ditë ta mbaj këtë temë, përmenda dialogun, Asociacionin, marrëveshjen e Ohrit, dhe interpretimet e saj dhe veprimet e Qeverisë në veri. Unë për qito katër tema ndoshta mund të ketë, mënyra si e sheh presidentja ecjen përpara, dhe kryeministri, mund të ketë dallime.” – ka thënë ai fillimisht, transmeton Nacionale.

Konjufca ka përsëritur deklaratën e dhënë të martën se duhet të ruhet integriteti i institucioneve dhe se duhet patur kujdes në mënyrën e shprehjes.

“Unë thash, duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’ua ruajmë integritetin institucioneve tona, në fjalët që i përdorim sepse mendoj që ka mënyra shumë të caktuara se si mund ta kritikojmë njëri tjetrin, apo si ta shprehim mospajtimin, kjo është krejt normale në politikë.” – është shprehur tutje ai.

Dy ligjet e kthyera nga presidenca

Kryeparlamentari është pyetur edhe për dy ligje, atë të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që së fundi janë kthyer nga presidentja për shqyrtim në Kuvend.

Ai ka deklaruar se presidentja ka “pjesën e vet” në Këshillin e Sigurisë, dhe se para se të bëhen projektligjet, duhet diskutuar edhe me “hisedarët” e tyre.

“Po është, do të duhej të ishte praktikë edhe në Kuvend, që komisionet përkatëse që merren me ligje që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me institucione në të cilat shprehet njëfarë lloj i ndarjes së kompetencave mes presidentes, qeverisë, pjesëve të tjera, është mirë që komisioni me u ulë me të gjithë hisedarët e projektligjit, pra ligji që definon atë institucion i ka hisedarët, kush ka kompetenca në atë institucion. Nëse e keni saktë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, aty edhe presidentja e ka pjesën e vet. Kështu, kur të ulet komisioni e deputetët me ndërtu ligje, është mirë me pasë një pajtueshmëri mes të gjitha palëve kur vjen projektligji, sepse nëse nuk ka, na dalin problem në fazat e mëvonshme, mundet mos me u pajtu njëra palë që është aty me kompetenca të qarta lidhur me atë institucion.” – ka thënë ai.

Tutje, Konjufca ka shtuar se mbetet të ulen edhe një ehrë, dhe të shihet se si të procedohet tutje:

“Kështu, po besoj ka ndodhë, dhe siç duket presidenca ka pasë vërejtjet e saj, dhe së paku nuk janë përfshi vërejtjen e saj, dhe kjo është arsyeja me sa kam marrë vesh pse e ka kthy projektligjin. Çka na mbetet, është me u ulë edhe një herë komisioni, me i shiku ato, dhe me pa si do të procedojmë, a do ta ndërtojmë një ligj tjetër, apo një ligj që përfshin të gjitha ato si formë vërejtje”.

Lajme të ngjashme