Konfuzioni me targa, 'Mbijetesa serbe' kërkon interpretim të marrëveshjes nga BE-ja
Iniciativa qytetare në Mitrovicën e Veriut, “Mbijetesa serbe”, përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se duke iu referuar situatës së krijuar, përkatësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen në pikat kufitare me targat e regjistruara pas 5 dhjetorit, ka kërkuar nga Borrell të japin interpretim të saktë të marrëveshjes së nëntorit.
Më tej, bëhet thirrje që BE-ja të marrë përgjegjësinë për marrëveshjet sepse sipas tyre, ato vazhdimisht po prishin cilësinë e jetës së qytetarëve.
Postimi i plotë:
Pas situatës së krijuar rishtazi dhe vendimit të Qeverisë në Prishtinë që të mos lejohet kalimi në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, për automjetet që kanë akronimet e qyteteve në Kosovë, të cilat janë regjistruar pas datës 5 dhjetor 2022.
‘Mbijetesa serbe’ i kërkon Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borelj, deklarata e të cilit përfaqëson marrëveshjen e fundit për tabelat, të deklarojnë urgjentisht interpretimin e tyre të marrëveshjes, e cila, me sa duket, vetëm përkohësisht siguroi de-përshkallëzimin.
Ashtu si Beogradi dhe Prishtina, BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë e saj për marrëveshjet që ndihmon për të arritur, sepse ato vazhdimisht po prishin cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe paqen në veri të Kosovës. Kush ka të drejtë? Pse ky vendim i qeverisë së Kosovës nuk është zbatuar që nga 5 dhjetori? Pse ky vendim nuk iu njoftua qytetarëve? Këto janë pyetjet dhe dyshimet tona dhe presim përgjigje këtë herë nga Brukseli.