Konfirmon Qeveria: Ndryshe prej Osmanit e opozitës, Escobar me Kurtin takohet nesër - NACIONALE

Konfirmon Qeveria: Ndryshe prej Osmanit e opozitës, Escobar me Kurtin takohet nesër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që ta takojë nesër kryeministrin Albin Kurti, ndryshe prej akterëve të tjerë politikë në vend.

Escobar aktualisht është në një takim me presidenten Osmani, takim ky që ka nisur para më shumë se një ore.

Ndërkohë, siç raportoi Nacionale, Escobar do t’i pres sot në rezidencën e ambasadorit amerikan edhe krerët e partive opozitare.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se takimi i Escobar dhe Kurtit pritet të mbahet nesër.

Fjalët e rënda të Escobar, para arritjes në Kosovë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një bisedë të djeshme me gazetarë, ka konfirmuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë probleme “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.”tha ai.

Lajme të ngjashme