Konfirmon DASh: Esobari do të jetë në Prishtinë, Beograd dhe Ohër - NACIONALE

Konfirmon DASh: Esobari do të jetë në Prishtinë, Beograd dhe Ohër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, do të qëndrojë në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave për të mbështetur procesin e dialogut midis dy vendeve. Më datë 18 mars, ai do të qëndrojë edhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut për takimin e radhës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, i cili është ndërmjetësuar nga zyrtari i lartë i BE-së Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes për zbatimin e Planit të BE-së.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar vizitën e Escobar për Reporteri.net, duke pohuar se vizita ka për qëllim mbështetjen e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së nevojshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Escobar po udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces”, ka thënë ai për këtë medium.

Pushteti...

Gjatë ditës Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, dhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kanë folur rreth dialogut dhe marrëveshjes evropiane, që pritet të nënshkruhet në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars. Në një prononcim për media, Kurti theksoi se po përgatitet për takimin e ardhshëm me Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë, duke i lexuar dokumentet e libra të ndryshëm mbi negociatat.

“Unë jam shumë aktiv tërë kohën sepse Qeveria e Kosovës i ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, por një pjesë të kohës, krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por gjithashtu duke lexuar literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave, këtu më ndihmojnë shumë këshilltarët edhe të mitë si kryeministër, por edhe këshilltarët e zv.kryeministrit Bislimit, icily përveç se integrimet evropian, është edhe zv.kryeministër.” – deklaroi ai.

Tutje, Kurti theksoi se ai vazhdon të jetë aktivist politik, përkundër që është kryeministër i Kosovës.

“Unë jam kryeministër vetëm këto dy vitet e fundit, tërë jetën kam qenë aktivist politik dhe shoqëror. E në masë të konsiderueshme vazhdoj të jem edhe sot e kësaj dite, me mënyrën se si mendoj, me veprimet që i bëj dhe me politikat që i zhvillojmë dhe ekzekutojmë.” – ka thënë ai.

Ndërsa presidentja Osmani i tregoi pritjet e Kosovës nga takimi i Ohrit.

Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon." - tha ajo, në një prononcim për medie.

Megjithatë, Osmani vlerësoi se nuk e di se si do të sillet Serbia.

Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabilitet e paqe në rajon. Presidenti Serb jep sinjale që ata nuk ka ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë, kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut.” – ka thënë ajo në për media të martën pas fillimit të Javës së Gruas në Prishtinë.

Osmani foli edhe për 15 modelet evropiane që i propozoi z. Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me "pakicat kombëtare".

Sa i përket modeleve evropiane që janë prezantuar, të 15-at s’kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele të drejtash për pakicat. Në disa jepen më shumë të drejta, e në disa më pak sesa që tashmë u jep Kosova komuniteteve joshumicë. I kemi analizuar të gjitha dhe ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por do të thosha që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato 15, është ai që ka aktualisht Kosova. Jemi për të diskutuar elemente të tilla, në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje, diversitet e multietniciteti të jetë vlera jonë kushtetuese”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme