Konferenca e Kurtit: Çka do të thotë dhe a pritet ndonjë vendim i madh? - NACIONALE

Konferenca e Kurtit: Çka do të thotë dhe a pritet ndonjë vendim i madh?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie aktualisht sa i përket zhvillimeve të fundit në veri të vendit që kanë kulmuar me largimte masive të zyrtarëve serbë nga institucionet.

Kjo konferencë u paralajmërua në paraditen e sotme prej vetë kryeministrit. Postimi i tij i fundit në Facebook ishte thirrja që iu bëri zyrtarëve serbë që të mos braktisnin institucionet e vendit.

Prej datës 5 tetor, Kurti nuk ka folur për këtë çështje ndërkohë që deklarimet e zyrtarëve serbë kanë qenë të vazhdueshme, dhe shpesh me gjuhë të pakujdesshme. Ata u shprehën edhe në tubimin e djeshëm të mbajtur në qendër të Mitrovicës së Veriut, ku pretenduan se po iu shkileshin të drejtat.

Reagimi i Listës Serbe erdhi menjëherë pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Në anën tjetër, Kurti ka mbi krye edhe kërkesat e përsëritura të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targa. Kjo u quajt nga Gabriel Escobar edhe “kërkesë personale” e Sekretarit amerikan Antony Blinken.

Kjo konferencë e Kurtit është pritur me shumë ankth nga opinioni publik në Kosovë. Ajo ndodhi menjëherë pas një mbledhjeje të Qeverisë së Kosovës që u raportua se ndodhi paraprakisht.

Çka tha Kurti?

“Pavarësisht zhvillimeve gjatë kësaj jave, institucionte kanë vazhduar përmbushjen e detyrave të tyre,” - tha mes tjerash Kurti.

Ai njoftoi edhe se po vazhdohej me lehtësimin për qytetarët serbë që të ndërrojnë targat.

"Nga data 1 nëntor janë shënar 856 qortime apo vërejtje," - vazhdoi ai. Më pas, Kurti foli edhe për kërcënimet e Serbisë.

"Këto kërcënime janë praktikisht të orientuara ndaj qytetarëve të vendit tonë, nëpërmjet ngjarjes së frikës dhe panikut." - foli ai duke vazhduar më pas akuzat ndaj Serbisë se po koordinohej me Rusinë e Kinën.

"Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Nuk bëhet fjalë as për targa, as për Asociacion, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit." - vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme