Komuna e Prizrenit mbyll lokalin ku ndodhi përplasja vdekjeprurëse
Komuna e Prizrenit duket se ka vendosur që ta mbyll lokalin ku ndodhi përleshja vdekjeprurëse.
Sipas të dhënave nga Inspektorati që ka marrë Klan Kosova, kjo mbyllje ka ndodhur pas kërkesës së policisë që do të bëjë hetime në lokal.
Ai që humbi jetën quhej Visart Cengu, 31 vjeçar, nga fshati Shtiqën i Kukësit. Identiteti i personit të plagosur ende nuk dihet.
Sipas Policisë së Republikës së Shqipërisë, konflikti mes palëve kishte nisur fillimisht në lokal për të vazhduar më pas edhe në rrugë. Ata ishin qëlluar me armë zjarri derisa po largoheshin me veturë.
Prokuroria më herët i ka konfirmuar Nacionales se pronari i lokalit, Dibran Hoxha i njohur si “Kobra” ishte mes 5-6 personave që po intervistohej për rastin.

