Komuna e Prishtinës nënshkruan projektin 23 milionësh për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes - NACIONALE

Komuna e Prishtinës nënshkruan projektin 23 milionësh për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar sot projektin Solar4Kosovo, i cili ka për synim zgjerimin e rrjetit të ngrohej në kryeqytet.

Ai ka bërë me dije se ky projekt do të kushtojë mbi 23 milionë euro dhe do të përkrahet nga BERZH.

Sipas tij, ky projekt do të ndikon edhe në përmirësimin e ajrit në Prishtinë.

“23.2 milionë EUR nga BERZh për #Solar4Kosovo - një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën. Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë ☀️, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit 🍀.Faleminderit (EBRD) një nga partnerët tanë kryesor drejt #prishtinaegjelbër💚 dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores Termokos në gjithë qytetin”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme