Komuna e Prishtinës del me njoftim për diskutimet e rritjes së çmimeve të tatimit në pronë - NACIONALE

Komuna e Prishtinës del me njoftim për diskutimet e rritjes së çmimeve të tatimit në pronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka reguar në lidhje me rritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të komunës, thuhet se ditëve të fundit janë pranuar shumë reagime në lidhje me rritjen e çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës.

Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, theksohet se Komuna e Prishtinës, nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023.

Lajme të ngjashme